Ervin Skela, vjen goli i tretë me modestët e Hanaut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2014 | 12:33

Ervin Skela, vjen goli i tretë me modestët e Hanaut

SkelaErvin Skela ka shënuar golin e tretë me fanellën e Hanaut. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në fitoren e djeshme 3-0 ndaj FC Mitelbushen, në minutën e 83-të me penallti. Më parë për Hanaun pati shënuar Damar, teksa rezultatin e vulosi Mujanoviç në minutën e 87-të. Skela luajti si titullar deri në fund të takimit. Edhe dy golat e parë në javët e shkuara, Skela i shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Sakaq, kujtojmë që ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare iu rikthye futbollit të luajtur në fillim të këtij viti, pas një pauze gati trevjeçare. Ai pranoi të firmoste për modestët e FC Hanau, skuadër kjo që militon në kampionatin e Kategorisë së Tetë në Gjermani, duke tentuar që të kontribuojë në ngritjen e nivelit të këtij ekipi.