Ekspertët e basteve vendosin për favoritin absolut të finales, FSHF përzgjedh gjyqtarët te Teuta-Pogradeci
Teuta dhe Pogradeci do të luajnë finalen e “play out” për Abissnet Superioren. Ky takim do të nisë në orën 16:00 te stadiumi “Niko Dovana”.

Finalja mund të shkojë deri me goditjen e penalltive, për të përcaktuar fituesin që do luajë në elitë gjatë edicionit të ardhshëm. Si gjyqtar kryesor është përcaktuar Enea Jorgji, ndërsa në VAR ndodhet Olsid Ferataj.
Teuta është favorite absolute për takimin në shtëpi sipas ekspertëve të basteve. Fitorja e saj brenda 90 minutave kuotohet me 1.4. Triumfi i Pogradecit me 8, ndërsa barazimi në kohën e rregullt me 3.4.
GJYQTARËT PËR TEUTA-POGRADECI
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent i parë: Denis Rexha
Asistent i dytë: Ridiger Çokaj
Arbitri i katërt: Silvio Dyrmishi
Vëzhgues: Ilirjan Kristo
VAR: Olsid Ferataj
AVAR: Kreshnik Cjapi
PANORAMASPORT.AL













