EKSKLUZIVE/ Zbulohet sulmuesi “sekret” te Egnatia, rrogozhinasit e regjistrojnë 6 muaj pasi e bënë pjesë të ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2026 | 20:42

EKSKLUZIVE/ Zbulohet sulmuesi “sekret” te Egnatia, rrogozhinasit e regjistrojnë 6 muaj pasi e bënë pjesë të ekipit

Skuadra e Egnatias ka afruar një lojtar të ri për repartin e sulmit, duke regjistruar tashmë si pjesë të ekipit edhe një futbollist kamerunas.

egnatia

Trajneri Edlir Tetova deklaroi pak ditë më parë në “News 24” se skuadrës i ishte bashkuar që në tetor një sulmues, por pa saktësuar se kush ishte, thjesht duke treguar se së shpejti ai do të regjistrohej me ekipin. “Panorama Sport” ka mësuar se sulmuesi në fjalë është kamerunasi 23-vjeçar Danie Xhunior Adjesa.

Futbollisti ka qenë në dy edicionet e kaluara pjesë e ekipit të Dumlupinar në kampionatin e Qipros Turke, ndërsa është larguar nga atje që në verë për t’iu bashkuar me rrogozhinasit. Këta të fundit nuk ia kanë dalë që ta regjistrojnë për pjesën e parë të sezonit, por tashmë kanë përfunduar shpejt procedurat, për ta pasur në gatishmëri që në ndeshjen e kësaj fundjave në Kupën e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL