EKSKLUZIVE/ “Vllaznia e vuajti shumë krizën”, Ferid Rragami: Partizanit i duhen sulmuesit e Laçit për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 12:03

EKSKLUZIVE/ “Vllaznia e vuajti shumë krizën”, Ferid Rragami: Partizanit i duhen sulmuesit e Laçit për titullin

Kur thua Vllaznia-Partizani, ndër mend të vijnë emra që kanë lënë gjurmë te të dyja ekipet dhe një mes tyre është pa dyshim edhe Ferid Rragami. Futbollist i shkëlqyer, me histori personale të jashtëzakonshme. Qëllimi i intervistës së “Panorama Sport”, me ish-mesfushorin e shquar ishte një analizë për ndeshjen e sotme:

rragamii

Vllaznia deri ku mund të shkojë?

Vendimtare është dhe eksperienca. Ndaj që në fillim ata kanë pasur si objektiv të kapin Kupat e Europës. E kanë shumë të vështirë për titullin. Kanë futbollistë me moshë të re dhe kanë marrë dhe goditje gjatë periudhës së krizës. Por, fundja kjo është historia e futbollit, nuk është se 9 muajt e futbollit ecin dhjam…(qesh). Ka edhe luhatje dhe këta e vuajtën. Ndoshta tani me fitoren e fundit kanë ndryshuar, të shohim.

Vllaznia-Partizani a e ka më madhështinë e asaj kohe kjo sfidë sot apo gjithmonë mbetet një ndeshje tërheqëse?

Ne, kur luanim futboll, kohët e fundit sidomos specialistët na e matnin kohën sa bënim aerobi, sa anaerobi, sa sprint, etj. Ishin specialistët e Institutit të Fizkulturës që e bënin këtë punë. Shkonim 8 mijë e ca metra ne, të trija këto disiplina aerobike edhe anaerobike, por edhe sprintin. Kur luajtëm ne me Gjermaninë këtu, unë kisha bërë 8600 metra, ndërsa Rumenige që luajti këtu kishte bërë 12 kilometra. Aq ishte kapaciteti ynë dhe kjo ishte diferenca me perëndimin sepse ata vraponin 3-4 km më shumë se ne për ndeshje. Sistemi që kemi pasur ne, ndryshon me këtë sistemin që është sot, si në stërvitje, si në punën e përditshme.

Kur luan Vllaznia–Partizani, për kë ju rreh më shumë zemra?

Në fakt, më shumë kam luajtur me Vllazninë, por kur më mori Partizani më ndihmoi shumë në aspektin e futbollit. Jo se më bëri ndonjë nder, por më hapi rrugën të dilja dhe jashtë. Ishte turp që të shkonte ekipi dhe të mos shkoja unë. Por, kam ulur kokën në stërvitje gjithmonë.

Arritjet tuaja në karrierë i keni më të mëdha me Partizanin apo me Vllazninë?

Thuajse të barabarta. Me Partizanin kam luajtur tre vjet, 2 vjet me Shkëndijën dhe 12 vjet me Vllazninë.

Çfarë keni fituar te secili ekip?

Në aspektin moral, fizik dhe në atë që kam ecur më parë kam qenë të Shkëndija. Pas Shkëndisë shkova në Shkodër sepse nuk më lanë të vazhdoj shkollën e lartë, pasi po mos të kishe notën 8 në një lëndë politike, nuk mund të vazhdoje shkollën. Dhe unë atë e kisha as 7, po 6. Te Vllaznia në atë kohë ishte trajner Xhevdet Shaqiri dhe më futi direkt në formacion. Atëherë isha 16 vjeç e gjysmë. Me Vllazninë keni fituar trofe? Po, kam dalë kampion. Gjithsej me Partizanin dhe Vllazninë kam fituar dy kampionate dhe tri Kupa. D.m.th., një kampionat dhe dy Kupa me Vllazninë dhe një kampionat dhe një Kupë me Partizanin.

Me Vllazninë keni fituar trofe?

Po, kam dalë kampion. Gjithsej me Partizanin dhe Vllazninë kam fituar dy kampionate dhe tri Kupa. D.m.th., një kampionat dhe dy Kupa me Vllazninë dhe një kampionat dhe një Kupë me Partizanin.

Pra, si përfundim këtë herë ju anon zemra pak nga e kuqja te kjo ndeshje e radhës në kampionat?

E kam parë që Vllaznia luan shumë në sulm dhe nuk mendon shumë për mbrojtjen

Ky është problem?

Që të bësh atë veprim taktik, për mendimin tim, duhet që të gjithë futbollistët pa përjashtim të jenë shumë të përgatitur fizikisht.

Tirana dhe Partizani pothuajse në çdo dekadë, secila ka pasur lojtarë nga Shkodra… Ku përshtaten më mirë ata që vijnë nga Vllaznia?

Përshtaten shumë mirë si te Tirana, ashtu edhe te Partizani. Por, unë jam habitur shumë në fakt vitin që Vllaznia ra nga Kategoria, sepse atë sezon ishte ose kampione me moshat ose ndër vendet e podiumit në të gjitha kategoritë, ndërsa Vllaznia vuante dhe ishte për të rënë nga kategoria. Nuk e kuptoja dot këtë lloj situate.

Dhe së fundi, kush e fiton kampionatin sipas jush?

Për mua të fortë janë edhe Laçi edhe Partizani.

Njëri mes këtyre dy ekipeve.

Po, po të kishte pasur Partizani sulmuesit e Laçit, për mua Partizani do ta merrte.

JETMIR HALILAJ – PANORAMASPORT.AL

http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-si-me-bente-kepucet-kundershtari-i-tiranes-rrefimi-i-rragamit-dikur-matesha-me-rumenigen-por-me-kaloi-4/

http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-ferid-rragami-e-lashe-futbollin-se-nuk-doja-te-trukohej-ndeshja-trajner-ishte-hafizi-por-ai/