EKSKLUZIVE/ Shpërthen ndaj pabarazisë te Tirana, Ndreca: Për atë që jepja, kurrë nuk u vlerësova (E PLOTË)
Akileu Ndreca la Ti ranën pas një se zoni dhe dje u prezantua te Prishtina. Sulmuesi është lojtari më i ri i kryeqytetit të dytë të shqiptarëve. Sigurisht, largimi nga bardheblutë e Shqipërisë nuk ishte i lehtë. Me kokën pas, sulmuesi foli për situatën te Tirana, ku sipas tij, kurrë nuk e vlerësuan për atë që dha në fushën e lojës. Dhe këtë fakt e artikulon hapur pa asnjë droje.

“Arsyeja e largimit tim nga Tirana nuk ishte një. Mund të them se ishte për shumë arsye, por sidomos arsyeja kryesore është që kurrë nuk u vlerësova për atë që jepja dhe asnjëherë njësoj si tjerët”, u shpreh Ndreca. Ky i fundit foli edhe për atë që ai bëri në fushën e lojës. Tetë gola të shënuar dhe gjithmonë vendimtar. “Sezoni im te Tirana ishte shumë i mirë, duke parë dhe kushtet në cilat isha vënë dhe si po shkonin gjërat…”, pohoi më tej, ndërsa u tregua kavalier dhe thikën nuk e “rrotulloi në plagë”.
E TASHMJA – Akileu Ndreca ka firmosur te Prishtina dhe dje ai u prezantua tek ekipi i tij i ri. Vetë lojtari ka zbuluar vendimin dhe ka ndarë atë që ai pret nga aventura e tij e re. Nga aventura re që kam nisur te Prishtina për mua është nder dhe kënaqësi e madhe që do të përfaqësoj klubin më të madh të Kosovës.
Përgjegjësi e madhe dhe shpresoj që të jetë një vit sa më i mbarë dhe me sukses. Do të bëj maksimumin për klubin fanellën qytetin dhe tifozët”, mbylli prononcimin e tij të shkurtër Akileu Ndreca. Sulmuesi 24-vjeçar largohet pas një sezoni nga bardheblutë. Përgjatë kampionatit ia doli të shënojë tetë gola, duke qenë i dyti pas Zharmuni. Prishtina po vijon me përforcimet para Europës. Rrugëtimi i tyre nis nga turi i parë i Ligës së Europës.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













