EKSKLUZIVE/ “Partizani nuk e meriton këtë pozicion ku gjendet”, Vrapi: Boll me afrikanët, fokusi te shqiptarët (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2026 | 22:35

EKSKLUZIVE/ “Partizani nuk e meriton këtë pozicion ku gjendet”, Vrapi: Boll me afrikanët, fokusi te shqiptarët (E PLOTË)

Në një intervistë për “Panorama Sport” ish-futbollisti i Partizanit, Endri Vrapi theksoi se të kuqtë në fillimin e sezonit ishin një nga skuadrat që cilësoheshin si pretendentë për fitimin e trofeut të Superiores, por gjatë rrugës u pa një skuadër shumë e lëkundur.endri vrapiNdër të tjera, Vrapi shtoi se Partizani, por në përgjithësi edhe klubet e tjera të kryeqytetit duhet të japin më tepër përparësi elementit vendas dhe talentëve që vijnë nga akademia sesa tregut afrikan. Sa i takon skuadrës të cilën e sheh si favorite për të triumfuar, ish-mbrojtësi u shpreh se ekipi më i kompletuar mbetet Egnatia, që është edhe kampionia në fuqi e Superiores.

Si e shihni Partizanin në këtë sezon, duket sikur e nisën keq derisa larguan edhe trajnerin Milinkoviç e drejtorin Abilaliaj…

Të jemi realistë, në fillim të sezonit, me afrimet që ishin te Partizani dhe me largimet, prisnim një Partizan konkurrues dhe pretendent për në “Final Four”, por gjërat nuk shkuan siç u pretenduan dhe, pa pritur, pamë një Partizan të lëkundur. Duke parë javë pas jave që Partizani nuk po bindte, presidenti Demi vendosi të bënte ndryshimin e madh si rrjedhojë e rezultateve duke shkarkuar trajnerin dhe drejtorin.

Si e vlerësoni organikën e Partizanit?

Momentalisht, grupi që ka Partizani nuk e meriton pozicionin ku ndodhet. Duke parë që ka edhe dëmtime, mbase rol kryesor ka edhe përgatitja fizike, sepse ka shumë dëmtime, plus edhe ndikimi i fushës që normalisht nuk është i favorshëm për lojtarët. Sa i përket elementëve, ka Partizani jo vetëm në ekipin e parë, por edhe te akademia. Për mendimin tim duhet t’i jepet më shumë mundësi elementit bio sesa tregut afrikan, sepse të gjitha ekipet e kryeqytetit kanë kohë që nuk po nxjerrin më talente nga akademitë.

Ku mendoni se mund të arrijë skuadra në fundin e sezonit dhe a ka shanse reale për “Final Four” dhe për të fituar Kupën e Shqipërisë?

Skuadra ka kualitet dhe i ka mundësitë për të bërë më mirë sesa ka bërë deri tani, por rruga deri në fund është e vështirë, por jo e pamundur, duke qenë se matematika i mban në lojë. Sa i përket Kupës, mendoj se duhet të bëjë maksimalen për të qenë në finalen e Kupës edhe për mundësinë që ky kompeticion të jep për të marrë pjesë në Kupat e Europës.

Çfarë mendoni për punën e trajnerit Kërnaja deri në këtë pikë të sezonit?

Për momentin, me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion, po merr maksimumin, edhe pse gjithmonë një trajner, për të gjykuar punën e tij, është mirë që të vlerësohet që në fillim të sezonit, sepse atëherë duhet të shohim se si ekipi përshtatet me filozofinë e trajnerit apo edhe si ai e ndërton skuadrën. Momentalisht, në momentin që e mori Partizanin, bëri maksimumin, por akoma lufta është e hapur. Nëse siguron pikët për “Final Four”, është më afër konfirmimit, edhe pse e shikoj shumë të vështirë për Partizanin, sepse dëmtimet dhe oshilacionet e kanë lënë pak mbrapa.

Cila mendoni se është skuadra më e kompletuar për titullin kampion? Ju e keni fituar kampionatin me Elbasani, a mund t’i shkojnë ata deri në fund garës për titull?

Skuadra më e kompletuar momentalisht është ekipi që është kampion në fuqi, Egnatia, e cila me dy apo tre largime, nëse i largohen, mbase mund të humbasë terren, por kjo do të shihet në vazhdim. Sa i përket Elbasanit, është një ekip që ka krijuar një stabilitet në rezultate dhe në lojë, por duhet të tregohet më racional me ekipet që janë pretendente, sepse kur i duhet fitorja kanë më shumë ngërë psikologjik sesa mungesë e aftësive dhe kualitetit për t’u shprehur në fushë. Nga ana tjetër, Dinamo ka pasur oshilacione, njësoj si Vllaznia, edhe pse akoma janë ekipe që ndryshojnë në ëdo moment me mënyrën se si luajnë.

Këtë vit ndryshoi edhe formula e “Final Four” me pikët që do të përgjysmohen në fund, si ju duket ky ndryshim?

Besoj që ekipi që do të shkëputet do ta ketë më të thjeshtë përfundimin, sepse do të mund të ruajë një avantazh të rëndësishëm në pikë, dhe në këtë logjikë mund të jetë ekipi që e ka merituar në fund të sezonit për t’u shpallur kampion si rezultat i gjithë asaj ëfarë ka treguar përgjatë javëve të kampionatit. Mendoj se në fund ky mund të jetë edhe ëelësi për t’u shpallur kampion, pra grumbullimi dhe shkëputja nga ndjekësit përgjatë kampionatit të rregullt për t’u ndjerë më pas më i qetë në ndeshjet e “Final Four”.

Megjithatë, fundi do të jetë me shumë llogari, dhe skuadrat do të mundohen të mos rrezikojnë shumë, ndaj kampionati mund të mbetet i hapur deri në fund.

EJGI ÇABELI-PANORAMASPORT.AL