EKSKLUZIVE/ Legjenda Kushta i skanon të gjithë: Po vrasin kampionatet U-19 dhe U-21! Pas Europës, Tetova nuk mund të thotë se skuadra është gati në tetor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2025 | 10:12

EKSKLUZIVE/ Legjenda Kushta i skanon të gjithë: Po vrasin kampionatet U-19 dhe U-21! Pas Europës, Tetova nuk mund të thotë se skuadra është gati në tetor

Sokol Kushta “skanon” Superioren, startin dhe risitë e këtij sezoni. Por legjenda e futbollit vlonjat mendon se është një plagë e madhe sjellja në elitën shqiptare e shumë lojtarëve që ai i cilëson si anonim. Nuk preferon të jap koment të drejtpërdrejtë për skuadra konkrete, por e sheh si një problem që e kanë ekipet e Superiores.

Screenshot 2025-09-04 101136

Ai mendon se ky fenomen do të ketë pasoja në të ardhmen. Legjenda e futbollit vlonjat shikon shqetësuese edhe bllokimin e, siç thotë, kampionateve U-19 dhe U21. “Unë dua të flas për një plagë të madhe dhe që do të sjellë shumë pasoja në futbollin shqiptar. Shumica e lojtarëve që vijnë janë anonimë. Gjithashtu edhe bllokimi i kampionateve U-19 dhe U-21 është problem më vete. Kjo është një plagë që do të sjellë shumë pasoja në futbollin shqiptar”, shprehet fillimisht Kushta.

ANALIZA – Ish-futbollisti i shquar vlonjat analizon edhe ecurinë e dy prej ekipeve pretendente, Egnatias dhe Elbasanit. Del kundër trajnerit Tetova që thotë se skuadra do të duket në muajin tetor. “Elbasani ishte shumë i motivuar dhe ishte një fillim dhe vazhdim i jetës së tij. Gjithmonë në Superiore shkon me fuqi. Luante edhe kundër kampionit të Shqipërisë, nuk është pak. Kanë një histori që nuk përkonte me realitetin. Elbasani ishte shumë i motivuar.

Elbasanit i mungon një qendërsulmues që merret me golin. Unë mendoj se është një defekt te blerjet. Kanë probleme me golin në Elbasan. Më vjen keq që Egnatia nuk po vjen në rrjedhën e saj normale. Një njeri që nuk luan futboll mund ta pranojë atë që ka thënë trajneri Tetova që do të ndryshojnë në tetor, por unë nuk e pranoj dot këtë gjë. Një ekip që vjen nga Kupat e Europës nuk mund të presë deri në tetor. Ai është më gati se të tjerët. Ajo pastaj është punë e Tetovës”, përfundon Kushta.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL