EKSKLUZIVE/ Legjenda korçare analizon finalen me Bylisin, Kaçi: Skënderbeu do të qëndrojë në Superiore (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2025 | 12:38

EKSKLUZIVE/ Legjenda korçare analizon finalen me Bylisin, Kaçi: Skënderbeu do të qëndrojë në Superiore (E PLOTË)

Skënderbeu luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, ku do të përcaktohet gjithçka rreth të ardhmes së ekipit. Kjo ndeshje ka një rëndësi të jashtëzakonshme, çka e cilëson edhe ikona e futbollit korçar, Jani Kaçi.jani kaciIsh-portieri i Skënderbeut dhe Kombëtares ka analizuar situatën e ekipeve në këtë javë të fundit, duke u treguar realist lidhur më atë çfarë pritet të ndodhë dhe cilat janë ekipet që rrezikojnë më shumë në këtë 90 minutësh të fundit të këtij sezoni me shumë emocione. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, Kaçi ka analizuar gjithçka që ka të bëjë me 90 minutat e fundit të kampionatit.

 

“Është ndeshja më e rëndësishme për të dyja ekipet, por edhe për fatin e skuadrave Tirana, Laçi, Skënderbeu dhe Bylisit. Skënderbeu dhe Bylisi e kanë fatin në këmbët e tyre. Fitorja i mban në elitë, sidomos Skënderbeun. Mendoj se për momentin, Skënderbeu është më në ekuilibër, falë lojës së mirë dhe rezultateve pozitive të shoqëruara me pikë, duke marrë një pozicion të favorshëm. Ndikim pozitiv pati edhe përshtatja e grupit të lojtarëve të ardhur nga merkatoja e janarit, të cilët po bëjnë shumë mirë.

Për momentin, gjykoj se skuadra, përveç formës sportive që gëzon, është rritur edhe psikologjikisht. Këto karakteristika pozitive që kanë në dispozicion, me karakter, grintë dhe besim mbi të gjitha, do t’i ndihmojnë të marrin një fitore përpara Bylisit, i cili në këtë kampionat ka paraqitur vlera. Bylisi ka pasur oshilacione, me fitore të rëndësishme, por edhe humbje. Për momentin, Skënderbeu është më i stabilizuar dhe me mbështetjen e sportdashësve të zjarrtë korçarë, do të arrijë një fitore të rëndësishme. Dua të ketë pjesëmarrje të gjerë në stadium, pa sharje dhe fyerje, sepse ato e demotivojnë skuadrën. Inkurajim, inkurajim për ta shijuar fitoren siç i shkon qytetarisë korçare. Këtë duan lojtarët në fushë, dhe ju, “ujqërit e dëborës” (pa dëborë), mbështetje pozitive”, theksoi fillimisht Jani Kaçi.

KAMPIONATI – I ndalur te gara e këtij sezoni që po vijon deri në javën e fundit, ikona e futbollit shqiptar u shpreh se është një kampionat pa shumë diferenca dhe një garë e fortë mes të gjitha ekipeve siç po tregohet sidomos në dy fazat e fundit.

“Ky kampionat, po ta shikosh nga klasifikimi, të jep përshtypjen që katër skuadrat e renditura në krye kanë nivel të mirë në lojë dhe shumë pikë. NormalMBËSHTETJA Hapet sërish stadiumi “Skënderbeu” Nisur nga rëndësia e këtij takimi dhe dëshira që të kenë një atmosferë sa më të zjarrtë në stadium në mbështetje të ekipit klubi korçar, ka vendosur të hapë dy tribuna për tifozët korçarë. Klubi “Skënderbeu” ka nxjerrë njoftimin se për këtë ndeshje do të jenë dy tribuna falas. Bëhet fjalë për tribunën C dhe tribunën D. Ndërkohë që me Tiranën ishte vetëm tribuna C pa biletë, tashmë është hapur edhe anësorja, pra, tribuna D. isht, pikët janë aty, por niveli i lojës së skuadrave më poshtë nuk ka ndonjë veçanti”, vijoi ish-portieri i kombëtares.

“FINAL 4”- Së fundi i ndalur te faza finale që do të përcaktojë edhe kampionin e këtij edicioni, Jani Kaçi u shpreh se:

“Skuadrat që pretendojnë “Final 4” kanë grup të stabilizuar, si Egnatia dhe Vllaznia, por edhe Dinamo, dhe dinë të ruajnë stabilitetin e rezultateve. Edhe Partizani kishte grup të stabilizuar dhe kryesonte, duke bërë diferencë. Megjithatë, me largimin e disa lojtarëve, u prishën ekuilibrat, dhe tani Partizani diskuton pjesëmarrjen në Europë. Të njëjtin fenomen kanë përjetuar edhe skuadrat që pasojnë në renditjen më poshtë. Ky fenomen ndodh kudo në botë, lëvizjet e lojtarëve sjellin rritjen e cilësisë së tyre dhe përmirësimin e financave të klubeve për t’u zhvilluar.

Kjo nuk duhet paragjykuar, edhe pse shpesh e ndiejmë si të rëndë te ne. Unë kam luajtur me Elbasanin, Partizanin, Vllazninë dhe Dinamon. Do të dëshiroja që të gjitha të ishin në luftë për titull. Egnatia meriton shumë, por për fatin tim të keq, zemra nuk ndahet me dysh. Unë vdes për Partizanin! Uroj që edhe Elbasani, që për momentin është skuadra më në formë, nëse hyn në katër ekipet më të mira, të dalë kampion. Gvozdenoviçin e ndjek, edhe Zoti gjithashtu”, përfundoi prononcimin e tij legjenda e portës shqiptare.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL