EKSKLUZIVE/ Largohet nga Vllaznia pas dy vitesh, klubi i njohur për Egnatian del në skenë për lojtarin e huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2025 | 20:01

EKSKLUZIVE/ Largohet nga Vllaznia pas dy vitesh, klubi i njohur për Egnatian del në skenë për lojtarin e huaj

Milos Stojanoviç është si opsion për Borac Banja Lukën. “Panorama Sport” mëson se klubi boshnjak është në bisedime me 28-vjeçarin.

vllaznia

Stojanoviç u largua nga Vllaznia pas dy sezonesh. Lojtari nga Serbia konsiderohej titullar, ndërsa ndau rrugët me kuqeblutë pas përfundimit të kontratës.

Borac Banja Luka është emër i njohur për Egnatian. Kujtojmë se ia dolën vjet të eliminonin Egnatian në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Klubi boshnjak po përgatitet sërish për Europën. Këtë herë rrugëtimi do të nisë nga turi i parë i Ligës së Konferencës ku ndodhet në vazon e favoritëve, bashkë me skuadra si Vllaznia dhe Partizani.

Screenshot 2025-06-09 145621

PANORAMASPORT.AL