EKSKLUZIVE/ Largohet nga Algjeria, sulmuesi drejt rikthimit te Tirana në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2025 | 23:22

EKSKLUZIVE/ Largohet nga Algjeria, sulmuesi drejt rikthimit te Tirana në janar

Merkato e verës solli ndryshime të mëdha në sulmin e Tiranës, ku largimet e disa futbollistëve spikasin për impaktin e tyre në ekip. Emanuel Ernest ishte një nga këto raste më të bujshme.

ernest tirana

Sulmuesi 24-vjeçar u transferua te USM Alger në Algjeri, me një kontratë që në teori dukej si hap përpara në karrierën e tij. Megjithatë, situata për Ernest që nga shtatori nuk duket aspak e favorshme. Mediat algjeriane raportojnë se lojtari po pret ndërprerjen e kontratës me klubin e ri.

Deri tani, Ernest është aktivizuar në vetëm tri ndeshje, ku vetëm një herë luajti si titullar. Në tri takimet e fundit nuk është treguar i gatshëm as për stol, duke krijuar një situatë të paqartë për të ardhmen e tij. Megjithatë, në periudhën që kaloi te Tirana, sulmuesi bëri një punë të mirë, duke qenë një nga faktorët kyç në garën për mbijetesë. Ai regjistroi gjithsej 15 paraqitje, shënoi pesë gola dhe asistoi dy të tjerë, duke lënë gjurmë të qarta për kohën që pati në dispozicion.

Burime brenda klubit bëjnë me dije se futbollisti ka kontaktuar tashmë me Tiranën për të diskutuar një rikthim në Shqipëri. Palët kanë rënë dakord për kushtet e rikthimit, ndërsa opsioni i dytë i mundshëm është lidhur me faktin që algjerianët nuk kanë paguar ende kartonin e sulmuesit, gjë që mund të bëjë që operacioni i transferimit të kthehet prapa.

Në këtë mënyrë, rikthimi i Ernestit te Tirana nga janari duket i pranueshëm dhe praktikisht në pritje të zyrtarizimit. Kjo histori nënvizon sfidën e Tiranës në merkato, ku lëvizjet dhe rikthimet e futbollistëve nuk janë thjesht çështje sportive, por edhe taktike dhe financiare. Sulmuesit që largohen dhe rikthehen ndikojnë direkt në planifikimin e trajnerit, ritmin e skuadrës dhe pritshmëritë e tifozëve, duke pritur që skuadra e tyre të stabilizohet në sulm dhe të përforcohet për pjesën e mbetur të sezonit.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL