EKSKLUZIVE/ Kotorri “SMS” bluve të Dinamos: Elbasani fiton me tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2025 | 9:22

EKSKLUZIVE/ Kotorri “SMS” bluve të Dinamos: Elbasani fiton me tifozët

Elbasani kërkon patjetër revanshin ndaj Dinamos, pasi kryeqytetasit e kanë mundur dy herë në kampionat. E fundit ishte ajo me shifrat e thella 0-5, por në Elbasan e kanë lënë pas atë moment. Kështu shprehet në një intervistë për “Panorama Sport” Elvis Kotorri, kampion me Dinamon dhe Elbasanin si futbollist, ndërsa aktualisht mban rolin e trajnerit të portierëve te verdheblutë.

elvis kotorri

Kotorri beson se elbasanasit do të dinë të shfrytëzojë momentin e mirë që po kalojnë dhe me ndihmën e tifozëve, të cilët pritet të jenë të shumtë në stadium, do t’ia dalin të fitojnë. Ai e sheh klubin si një trup i vetëm dhe në harmoni të plotë, duke i dhënë një farë avantazhi në krahasim me skuadrat e tjera.

Kotorri, pas kualifikimit në Kupë, vjen Dinamo në kampionat, si e prisni këtë ndeshje? Është një ndeshje e vështirë, sepse Dinamo është një ekip shumë i mirë. Por ne duhet të vazhdojmë me këtë momentin e mirë që po kalojmë, sepse vijmë pas tre fitoresh radhazi. I kemi të gjitha mundësitë ta fitojmë ndeshjen.

Ndeshjen e fundit Dinamo ju mundi 5-0. Sa ju “vret” akoma ky rezultat dhe sa shanse keni për revanshin? Ne do të hyjmë për ta fituar ndeshjen. Do ta harrojmë se çfarë ka ndodhur më herët, sepse po e mbajtëm mendjen aty, nuk shkojmë përpara. Do të shohim vetëm këtë ndeshje dhe do të mundohemi me të gjitha mundësitë tona për ta fituar. Do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve, pasi dihet që ata janë forca më e madhe e jona. Pa përkrahjen e tyre do të ishte më e vështirë dhe shpresoj t’i kënaqim në këtë ndeshje.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL