Postuar: Maj 16, 2026 | 13:50
EKSKLUZIVE/ Ilir Daja lë Dinamon për Skënderbeun? Zbulohet e ardhmja e trajnerit më të trofeshëm në Shqipëri
Ilir Daja lë Dinamon për Skënderbeun? Ky ishte lajmi i fundit për të cilin është raportuar me siguri nga Korça, ndërsa “Panorama Sport” mëson se aktualisht nuk ka asgjë të vërtetë.

Burime pranë klubit të Dinamos janë të bindur, që Ilir Daja nuk transferohet te Skënderbeu. Korçarët ndërkohë po përgatisin projektin pas rikthimit në Abissnet Superiore, ndërsa disa emra janë shfaqur në skenë.
Daja sapo fitoi Kupën e Shqipërisë me Dinamon, duke e bërë trofeun e tretë brenda dy sezonesh. Në Final Four gjasat janë më të ulëtat që të ketë sukses, pasi Dinamo ndodhet 7 pikë larg kreut.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













