Postuar: Qershor 18, 2025 | 13:32
EKSKLUZIVE/ I qëndron besnik fanellës, Vllaznia “blindon” liderin e mesfushës me kontratën e re
Ardit Krymi ka vendosur t’i qëndrojë besnik fanellës së Vllaznisë në Shqipëri. “Panorama Sport” mëson se lideri i mesfushës së kuqebluve ka rinovuar për dy vitet e ardhshme.

Krymi kishte mbetur pa kontratë në përfundim të sezonit. 29-vjeçari u rikthye në Superiore pas eksperiencës në Bjellorusi dhe fitoi vendin e mëparshëm te Vllaznia.
Krymi shpesh ka sakrifikuar në disa pozicione për kuqeblutë. Mesfushori i Vllaznisë jo vetëm në dy vitet e fundit, por edhe më parë është treguar lider për mesfushën.
Krymi numëron mbi 300 ndeshje zyrtare me skuadrën shkodrane. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 10 të tjerë.
PANORAMASPORT.AL













