EKSKLUZIVE/ Empoli do talentin e Tiranës, Shkëmbi e aktivizoi në ndeshjen me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2025 | 22:23

EKSKLUZIVE/ Empoli do talentin e Tiranës, Shkëmbi e aktivizoi në ndeshjen me Bylisin

Emiljano Mihana mund të jetë largimi i radhës nga Tirana. Edhe pse ende nuk ka vënë mirë këmbët në ekipin e parë, duket se interesimi për të është i madh. Vetëm 17 vjeç ai ka rënë në sytë e menaxherëve dhe skuadrave të ndryshme.mihanaKështu, “Panorama Sport” mëson se klubi italian i Empolit e ka ndjekur disa herë dhe prej kohësh po e monitoron lojtarin, i cili në fund të sezonit mund të bashkohet me skuadrën “primavera” të italianëve, njëlloj siç bëri edhe Jordi Jaku apo Meta që kontrollohet nga Sampdoria. Po kështu edhe nga Kroacia ka interesim për lojtarin, sidomos Lokomotiva e Zagrebit. Gjithsesi, është shumë shpejt për të folur për lojtarin e bardhebluve. Klubi kërkon që ta aktivizojë deri në fund të sezonit dhe më pas të marrë një vendim për të ardhmen.

LAMTUMIRA – Jordi Jaku u largua nga Tirana te Bolonja në këtë merkato. Klubi italian bleu kartonin e lojtarit të talentuar, që tashmë po luan me të rinjtë. Tirana ka postuar dje një video për Jakun. Duke shprehur mirënjohjen për Jakun, bardheblutë tregojnë se janë të lumtur që nxorën në pah cilësitë e tij.

“Faleminderit Jordi Jaku. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Jordi Jaku në klubin e Seria A, Bolonja FC dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit në kampin bardh e blu. Kjo fanelle do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë më të mira të lojtarit që je. KF Tirana mbetet një klub lider për transferimet në bashkëpunim me klubet më të njohura Europiane”, shkruhet në postimin e Tiranës.

PANORAMASPORT.AL