EKSKLUZIVE/ Dy herë kampion me Egnatian, Zejnullai: Ky titull i vështirë, duam grupet e Europës (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2025 | 22:37

EKSKLUZIVE/ Dy herë kampion me Egnatian, Zejnullai: Ky titull i vështirë, duam grupet e Europës (E PLOTË)

Arbin Zejnullai është një nga ata që ia ka dalë të fitojë dy titujt kampion me Egnatian si protagonist, madje ndër të paktët që ka shënuar gola në të dyja edicionet.zejnullaiNë intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut i gëzohet titullit të fundit kampion, por ai i pari mbetet i paharruar dhe më i veçantë. 26-vjeçari e sheh çelësin e suksesit te harmonia që kanë në ekip, ndërsa shpreson që, me një eksperiencë më shumë mbi supe, të bëjnë mirë në Europë. Aty, ai kërkon edhe paksa fatin me vete.

Arbin, sërish kampion me Egnatian, si ndiheni?

Normalisht që ndjesia është e bukur, pasi është viti i dytë radhazi kampion me Egnatian. Të kurorëzohesh me titull kampion pas një viti plot sakrifica, ulje dhe ngritje, është ndjesi e mirë për të gjithë.

Cili titull ju ka shijuar më shumë, i vjetshmi apo ky sivjet?

Gjithnjë, gjërat që ndodhin për herë të parë, nuk harrohen kurrë. Ndaj, mendoj që titulli i parë ka tjetër ndjesi. Mirëpo, edhe ky i dyti është i rëndësishëm, pasi, ta mbrosh titullin, është më e vështirë sesa ta fitosh.

Cili është çelësi i suksesit për Egnatian?

E kam thënë gjithnjë në fakt që dy janë gjërat që lidhen me çelësin e suksesit. Bëhet fjalë për harmoninë në grup dhe menaxhimin e konkurrencës nga ana e stafit teknik.

Cili është pengu i këtij viti që lamë pas, nëse keni?

Të them të drejtën, nuk kam asnjë peng nga ky vit.

Tani keni Europën, si e prisni?

Për momentin jemi me pushime dhe pastaj do të nisim përgatitjet për Europën. Dihet që tani gjithë fokusi do të jetë aty.

Me një eksperiencë më shumë mbi supe, e shihni si një plus për të shkuar deri në grupe?

Duke marrë parasysh që dy vite jemi eliminuar nga penalltitë, pavarësisht që kemi luajtur shumë mirë, mendoj që kemi fituar eksperiencën e duhur si ekip për t’i përballuar këto ndeshje me sukses. Shpresoj që edhe fatin ta kemi këtë vit nga ana jonë.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL