EKSKLUZIVE/ Akuza të rënda nga legjenda vlonjate, Vasil Ruci: Klubet bëjnë marrëveshje për pikë dhe para, këtu është për të ikur…
Vasil Ruci apelon për revolucion në futbollin shqiptar. Legjenda vlonjate thotë se problemi nuk qëndron te oshilacionet e kuqezinjve por te gara që është e paracaktuar. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, Ruci parashikon se vitin e ardhshëm do të jetë edhe më keq, ndaj mendon se duhet të hyjë në fuqi ligji i privatizimit me qëllim që klubet të jenë të pavarura nga FSHF. Nuk lë pa përmendur as dy titujt që Flamurtarit i janë hequr me pa të drejtë.

Ruci të vjen keq që Flamurtari ra nga Superiorja? Padyshim që të gjithëve u ka ardhur keq. Mënyra se si u ndërtua ekipi deri më sot ka pasur oshilacionet e veta, por në fund të fundit Flamurtari kishte detyrimin të qëndronte në Superiore. Unë pretendoj edhe diçka tjetër.
Çfarë pretendoni? Nuk duhet ndrequr Flamurtari, por duhet ndrequr futbolli shqiptar. Aty është pikënisja e çdo gjëje. Nëse do të ndreqim futbollin shqiptar besoj se Flamurtari për çfarë pamë dhe ndoqëm kohët e fundit, nuk kishte gjë tjetër, ai kampionat që i zhvilluar në Shqipëri ishte për të qeshur. Nuk mund ta quash garë, por vetëm kompromise.
Pse mendoni se nuk kishte garë? Po të dëgjosh FSHF-në, teorinë e hedhin te ligji i sponsorizimit. Federatës i shërben kjo punë. Gjëja duhet të fi llojë te ligji i privatizimit. Kur del ligji privatizimit krijohet liga profesionale. Futbolli shkëputet plotësisht nga FSHF dhe të organizojnë vetë presidentët që kanë detyrim për futbollin. Nuk mund të vazhdohet kështu që të vareni nga FSHF. Ka ekipe që marrin lekë borxh nga Federata dhe varen prej saj, ka disa të tjera që marrëveshjet i bëjnë që në fi llim të kampionatit dhe të sigurojnë jo vetëm qëndrimin, por edhe kupat. Ligji privatizimit për mua është primare në këto momente pastaj çdo gjë tjetër ka shkallët e saj.
Pse Flamurtari është i “godituri” në këtë mes? Mbaruan faza e parë dhe e dytë dhe Tirana ishte e fundit edhe poshtë nesh. Si ka mundësi një ekip i fundit fiton të gjitha ndeshjet? Nuk po e akuzoj Tiranën, por formën dhe mënyrën se si është ndërtuar ky kampionat. Ky kampionat që në fi llim ka marrëveshje.
Për çfarë marrëveshje flisni? Kuptohen marrëveshjet këtu në kampionatin tonë. Të të japë pikët dhe do të më japësh lekët në fund. Histori të tilla. Ky është kampionat që varet nga FSHF dhe brenda ekipet nuk e quajnë garë më. Ekipet venë për të nxjerrë ato pesë lekë që kanë hedhur dhe që duhet t’i marrin në fund të kampionatit. Kjo nuk është garë. Pa u privatizuar gjërat nuk ka mundësi të bëhet garë. Kështu si po vazhdohet nuk është kampionat. Duket sikur luajnë ndërmarrjet. Këtu ka ndodhur gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhte në futbollin shqiptar. Portieri i Ballshit la ndeshjen dhe iku nga fusha. Duhet të fl asim për atë çfarë po ndodh në kampionatin tonë. Dakord jemi që Flamurtari nuk pati paraqitje të mirë. Por problemi është i futbollit. Kjo gjë do të ndodhë më keq vitin tjetër për arsye sepse ekipet u kanë borxh ekipeve. Kampionati tjetër do të vejë akoma më keq. Ekipet që kanë lënë ndeshje padyshim që vitin tjetër ua kanë borxh. Këtu shikohet një kombëtare dhe kaq. Këtu është për të ikur ore…
Sipas jush, Flamurtari nuk ka asnjë përgjegjësi? Edhe ata që kanë qenë aty dhe kanë bërë gabime nuk kanë dashur kurrë të bëjnë gabime. Problemi është…Aty ka pasur edhe trajnerë që nuk kanë ditur të drejtojnë, as të pozicionojnë lojtarët. Edhe drejtuesit teknikë, edhe menaxherët që kanë hyrë në këtë mes. Padyshim ka gabime plotë. Sot e pësoi Flamurtari dhe Bylisi. Nesër do ta pësojë një ekip tjetër që është i ndershëm. Një nga gabimet e Flamurtarit është që ndërtoi ekipin pastaj institucionin. Pastaj diskutojnë edhe se sa të aftë janë ata që janë pranë institucionit për ta ndërtuar këtë ekip dhe për ta drejtuar. Gabimi fi llon te futbolli, nuk fi llon tek Vlora. Në kohën që kemi luajtur ne na kanë hequr dy tituj kampionë. Kush na i hoqi? Nuk ishin të aftë ne? Jo ore, por Federata muajin e fundit ndërroi ligjin, nga ndeshje direkt me golavarazh. Na hoqën titullin kampion. Apo një ndeshje tjetër që u la në Gjirokastër na morën titullin kampion.
Çfarë sugjeroni që të përmirësohet në vijim? Institucioni i FSHF duhet të ndërtojë futboll me baza të shëndosha dhe ekipet të marrin atë që meritojnë. Flamurtari nëse e meritonte të dilte, le të dilte. Por më i rëndësishëm është futbolli se sa ekipi. Mos mendoni se vitin tjetër do të kemi kampionat të pastër. Gjërat do të venë keq e më keq. Do të largohen tifozët nga stadiumet dhe nuk do venë më. Prandaj duhet një revolucion.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













