EKSKLUZIVE/ Afrimi i fundit te kryeqytetasit, debutoi menjëherë me Tiranën dhe rrezikon janarin
Basilio Ndong debutoi të mërkurën me Tiranën, duke luajtur 65 minuta në sfidën ndaj Dinamos dhe duke treguar cilësi të dukshme në fushë. Lojtari nga Guinea Ekuatoriale la një përshtypje pozitive te stafi dhe tifozët, duke u shfaqur si një alternativë interesante në mbrojtjen e bardhebluve.

Megjithatë, Ndong rrezikon të mungojë në pjesën e parë të vitit 2026. Ai është grumbulluar nga përfaqësuesja e tij për ndeshjet e Afrikës që zhvillohen në dhjetor dhe janar.
Nëse ekipi i tij kualifikohet, Ndong do të humbasë pjesën e parë të muajit janar për Tiranën, duke krijuar një boshllëk të mundshëm në mbrojtje për trajnerin Ardian Nuhiu. Ky debutim tregon potencialin e Ndong, por sfida e tij e ardhshme do të jetë balancimi mes përgjegjësive te kombëtarja dhe detyrimeve te klubi bardheblu.

PANORAMASPORT.AL













