Postuar: Nëntor 29, 2025 | 13:31
E rrallë! Vetëm 10 minuta para ndeshjes me Egnatian, Tirana prezanton transferimin e fundit: Përforcim strategjik
Tirana ka prezantuar lojtarin Basilio Ndong, i cili u zyrtarizua nga drejtori sportive Omer Bunjaku dje. Duke qenë 10 minuta larg sfidës me Egnatian, bardheblutë kanë shpërndarë postimin në rrjetet sociale.

Njoftimi i Tiranës:
KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Basilio Ndong.
Ndong është një mbrojtës krahu me përvojë në Europë dhe me mbi 50 paraqitje me përfaqësuesen e tij. Lojtari u prezantua dje nga drejtori sportiv Omer Bunjaku dhe konsiderohet një përforcim strategjik për vazhdimin e sezonit.
I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardheblu!
PANORAMASPORT.AL













