E rrallë në Superiore/ Vetëm një klub e refuzoi propozimin, janari sjell ndryshimin e madh për Vorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2025 | 19:09

E rrallë në Superiore/ Vetëm një klub e refuzoi propozimin, janari sjell ndryshimin e madh për Vorën

Vora është debutuese në Superiore dhe pas 13 javëve mund të thuhet se ka bërë mjaft mirë. Aktualisht mban vendin e gjashtë në renditje me 1 pikë më tepër se Partizani.

Kategoria-Superiore

Sot për të u zyrtarizua se ndaj Vllaznisë do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi”. Kështu klubet kanë arritur marrëveshje, që fazën e tretë ta luajnë në stadiumin e Vorës.

E gjithë faza e tretë, do të jetë e favorshme për Vorën. Kjo pasi më parë ka arritur marrëveshje me Partizanin dhe Teutën për ndryshimin e stadiumit.

Deri tani bëhet fjalë për gjashtë ndeshje radhazi, nga muaji janar, që Vora do i presë në shtëpi. Vetëm një klub e ka refuzuar propozimin për ndryshimin e stadiumit dhe bëhet fjalë për Dinamon.

Sfidat ku u ndryshua stadiumi

Java 10/ Vora – Partizani, “Arena e Demave”

Java 12/ Vora – Teuta, “Niko Dovana”

Java 14/ Vora – Vllaznia, “Loro Boriçi”

Axhenda e fazës së tretë për Vorën(nga janari):

Java 19/ Partizani – Vora, stadiumi i Vorës

Java 20/ Vora – Tirana, stadiumi i Vorës

Java 21/ Teuta – Vora, stadiumi i Vorës

Java 22/ Vora – Flamurtari, stadiumi i Vorës

Java 23/ Vllaznia – Vora, stadiumi i Vorës

Java 24/ Vora – Egnatia, stadiumi i Vorës

PANORAMASPORT.AL