E PAZAKONTË/ “Këpuca e Artë” e Europianit, ja çfarë ndodh me fituesin
Një situatë e pazakontë u regjistrua në këtë Europian, teksa “Këpuca e Artë”, ndahet në 6 pjesë. Për shkak se këtë Europian u hoq rregulli i asisteve në rast barazimi golash, asnjëri prej 6 futbollistëve që e mbyllën kampionatin me barazim golash, nuk u shpall fitues i “Këpucës së Artë”.
Të gjithë futbollistët, Kejn, Olmo, Mikautadz, Gakpo, Shranz dhe Musiala, fituan gjithashtu një pjesë të çmimit.
As Kejn dhe as Olmo nuk shënuan në finalen e Euro 2024, të cilën Spanja e fitoi 2-1, për të personalizuar këtë çmim.
Në rast se rregulli i asisteve do të ishte në fuqi si në Europianët e tjerë, atëherë “Këpuca e Artë” do të fitohej nga Olmo, por UEFA njoftoi se këtë vit do të vendoset vetëm për golat e shënuar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"