E PAPRITUR! Tomas Brdariç pranë kthimit në Superiore, nesër firma me klubin në krizë
Tomas Brdariç është gati të kthehet përsëri në futbollin shqiptar. Trajneri i cili ka drejtuar në dy periudha të ndryshme Vllazninë në elitën e futbollit në vendin tonë, tani është gati të provojë një aventurë të re.

Sipas “Shkodra Sport”, trajneri gjerman ka nisur bisedimet me Flamurtarin për të marrë vendin e teknikut Karlos Garsia, i cili i ka orët e numëruara në pankinën e vlonjatëve. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se zytarizimi i marrëveshjes mund të pritet që nesër, pas ndeshjes që Flamurtari luan ndaj Dinamos, pasi ka një akord paraprak mes palëve.
Në futbollin tonë, Brdariç ka fituar një Kupë Shqipërie në drejtimin e Vllaznisë në eksperiencën e parë me kuqeblutë. Ndërsa në të dytën, ia doli të shkonte deri në ndeshjen për titullin në “Final Four”, ku u mund nga Egnatia.
PANORAMASPORT.AL













