E mbylli me klubin turk, Jurgen Bardhi rikthehet në Tiranë! Ish-fantazisti i Partizanit mendon për sezonin e ri
Jurgen Bardhi është rikthyer në Tiranë, ku pas sezonit po rikuperohet për rikthimin në formë sa i përket fazës përgatitore. Bardhi po punon krah Ergys Rexhës, i cili është edhe fizioterapisti i Partizanit. Bashkë njihen që prej periudhës kur mesfushori me tipare sulmuese luante me “demat”.

Vetë Rexha e shpërndau foton me Bardhin duke treguar se ky i fundit ndodhet në Tiranë. Kjo fazë i shërben kështu për edicionin e ardhshëm.
28-vjeçari konsiderohet aktualisht pa ekip, pasi kontrata me Umranijespor i përfundonte në fund të sezonit. Kujtojmë ndërkohë se Bardhi luante mbi 200 ndeshje në Abissnet Superiore vetëm me Partizanin.
Prej vitit 2021 është pjesë e futbollit turk. Për t’u mësuar është se ku do e vazhdojë karrierën.

PANORAMASPORT.AL













