Postuar: Maj 20, 2026 | 12:48
E KONFIRMUAR/ Njësoj si Elbasani, mundësia e Vllaznisë që të eliminojë zyrtarisht dy ekipe nga gara për titull
Vllaznia-Egnatia është përballja e parë e javës së dytë të Final Four. Ky takim është rezervuar për të shtunën, më 23 maj prej orës 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Ekziston një skenar ku Vllaznia zyrtarisht mund të nxjerrë nga gara për titull dy ekipe. Fitorja e kuqebluve ndaj Egnatias do të bënte që rrogozhinasit dhe Dinamo të mbyllnin përfundimisht llogaritë e tyre.
Egnatia nuk e ka provuar shijen e fitores ndaj kuqebluve në këtë sezon. Megjithatë, kujtojmë se në të njëjtën pozitë si Vllaznia ishte edhe Elbasani në javën e kaluar dhe nuk ia doli. Ekipi i Nevil Dedes i dha leksion verdhebluve duke bërë që jo vetëm të jetë në garë, por tashmë si rivali më i rrezikshëm.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













