“E kam peng atë rastin në Poloni”, Bregu nuk ka dyshime për Dinamon: Do jemi pretendentë kryesorë për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2025 | 23:12

“E kam peng atë rastin në Poloni”, Bregu nuk ka dyshime për Dinamon: Do jemi pretendentë kryesorë për titull

Dejvi Bregu gjeti rrugën e rrjetës në barazimin 1-1 të Dinamos ndaj Jagiellonias në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës. Por pas përfundimit të ndeshjes dhe eliminimit të bluve, ai pranoi se pengu i tij ishte ai rast i humbur në minutat e parë të ndeshjes së parë.

bandicam 2025-08-28 23-00-42-664

“E kam peng atë rastin, jo vetëm se e humba, zakonisht nuk i humb. Unë e di shumë mirë, duke qenë se në ndeshje me eliminim, goli ka rëndësi. Nëse do të shënonim e kalonim në avantazh në Poloni, ndoshta rrjedha do kishte ndryshuar. Por më vjen mirë për paraqitjen që bëri ekipi.

Ishte ndryshim total nga ndeshja në Poloni. Sot i dinim gabimet që bëmë në ndeshjen e parë, ata janë ekip me eksperiencë. E kam përjetuar vetë futbollin polak, janë një nga më të mirët. Ata shfrytëzuan momentin tonë të dobët atje, thuajse e vendosën kualifikimin që në ndeshjen e parë.

Kampionati? Dua vetëm që ekipi të mbajë këtë ritëm, duke e ditur që Europa është me ritëm tjetër. Uroj të tregojmë vlerat në kampionat se besoj se këtë vit jemi pretendentë kryesorë për titullin.

Padyshim do jetë e vlefshme, nga gjithë kjo eksperiencë besoj do nxjerrim mësimet tona. Trajneri ka eksperiencë në Europë dhe i nxjerr më të mirën lojtarëve në fushë. Ne grupin e kemi 70-80% nga viti i kaluar dhe bashkë me klubin do të përgatitemi për Kupat e Europës.

Objektivi në kampionat? Vjet më duket shënova 11, por kisha 15 ndeshje për shkak dëmtimesh. Unë shpresoj që golat të vlejnë pikë për ekipin. Nëse ndodh, jam mëse i kënaqur.

Bernard Berisha dihet kush është, edhe Hekuran Berisha me shumë cilësi. Janë Nani e Vila që njihemi mirë, shpresojmë të njihemi në stërvitje më mirë. Dihet që Zabërgja e Itodo është e vështirë t’i zëvendësosh se kanë bërë mirë në ekipin tonë, por do të bëjmë maksimumin”, tha Bregu për “SuperSport” pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL