“E dëshiroja një gol, derbi është i veçantë”, Dejvi Bregu: Jam lojtar total, ma kërkon profesor Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2025 | 23:20

“E dëshiroja një gol, derbi është i veçantë”, Dejvi Bregu: Jam lojtar total, ma kërkon profesor Daja

Dejvi Bregu, u zgjodh lojtari i ndeshjes në triumfin 2 me 0 që Dinamo arriti në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit në derbin e vogël. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, futbollisti vlonjat, ndër të tjera deklaroi:  

-900-0-1740154778xscreenshot-5-597

“Jam lojtar total. Më kërkohet që të shkoj sa në mbrojtje e sulm. Më pëlqen performanca e ekipit, duhet të vazhdojmë kështu. Ku ndihem më mirë? U bënë vite që luaj në krahun e majtë dhe duke pasur parasysh karakteristikat e lojtarëve që kemi, ndihem mirë, jam afër portës, jam në moment të mirë. 

Një gol? Të them të drejtën e dëshiroja një gol, pasi në derbi është i veçantë. Nuk erdhi. E rëndësishme është që lojtarët e tjerë shënuan dhe na ndihmoi një autogol. 25 minutat e para ishim superiorë ndaj kundërshtarit. Ishim mirë në pjesën e parë, por gjeta vertikalizim ndaj Guindos. Edhe mund të kisha goditur portën, por nuk e bëra”, tha Bregu. 

PANORAMASPORT.AL