E BUJSHME/ Lëvizje surprizë, AF Elbasani huazon sulmuesin te… Nju Jork Red Bulls

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2026 | 22:39

E BUJSHME/ Lëvizje surprizë, AF Elbasani huazon sulmuesin te… Nju Jork Red Bulls

AF Elbasani ka zyrtarizuar marrëveshjen me Nju Jork Red Bull për huazimin e talentit nigerian Malik Odeyinka për një sezon, me opsion blerjeje në fund të marrëveshjes. Sulmuesi i ri do të aktivizohet fillimisht me ekipin Nju Jork Red Bull II, që garon në kampionatin MLS Next Pro.

malik

Ky transferim konsiderohet një hap i madh në karrierën e Odeyinka, i cili nuk ka debutuar ende me skuadrën e Gvozdenoviç.

Kalimi në SHBA i jep Malik Odeyinka mundësinë të zhvillohet në një ambient konkurrues dhe modern, ndërsa Nju Jork Red Bull vazhdon të investojë te talentet e reja me perspektivë për ekipin e parë në Major League Soccer.

Odeyinka ka qenë nën kontratë me Alashkert në Armeni deri në fillimin e këtij viti, ndërsa më pas ndërpreu marrëveshjen e tij, duke u transferuar tek Elbasani.


View this post on Instagram

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

PANORAMASPORT.AL