E BUJSHME/ Goditje “big” në merkato! Bernard Berisha rikthehet në Superiore, 33-vjeçari firmos me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2025 | 23:44

E BUJSHME/ Goditje “big” në merkato! Bernard Berisha rikthehet në Superiore, 33-vjeçari firmos me…

Bernard Berisha rikthehet në futbollin shqiptar pas afro 1 dekade. Ylli i Kosovës, që shkëlqeu me Besën e Kavajës dhe Skënderbeun, është transferuar së fundmi te Dinamo dhe do të jetë ai zëvendësuesi i Baton Zabërgjes te klubi kryeqytetas. 

529430269_776815361355841_8642929469476570980_n

Gazetari Arlind Sadiku, ka zbuluar se Berisha ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me mundesi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 33-vjeçari ritakohet me trajnerin më të suksesshëm shqiptar Ilir Daja, me të cilin ka punuar te Skënderbeu, duke luajtur edhe në grupet e Europa League. 

Gjatë karrierës së tij Berisha ka fituar 3 trofe në elitën e futbollit shqiptar 2 kampionate dhe 1 Superkupë, me fanellën e Skënderbeut.  

Prej vitit 2016, sulmuesi shqiptar i Kosovës, ka qenë pjesë e futbollit elitar rus, ku është aktivizuar me Anzhin, Terek Groznin dhe së fundmi Akhmat Groznin.  

Në total ai ka luajtur 201 ndeshje në elitën e futbollit rus, ku ka shënuar 26 gola dhe 98 ndeshje në Kategorinë Superiore ku numëron 14 gola të shënuar.  

 

ILDI MEROLLI- PANORAMASPORT.AL