Dy ndeshje pa pësuar, arrihet rekord sezonal te Vllaznia
Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Dinamos. Shkodranët arritën të merrnin një pikë ndaj një kundërshtari që mund të konsiderohet si “macja e zezë” e këtij sezoni.

Por në mënyrën se si shkoi ndeshja, rezultati mund të ishte i ndryshëm, pasi kuqeblutë ashtu si mund të ndëshkoheshin nga një shtyllë e Qefalijas, edhe mund të shënonin nga një rast i Mensah. Por ajo çfarë është e rëndësishme tek ekipi i drejtuar nga Brdariç, ka të bëjë me faktin se skuadra nuk pësoi gol. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi në kampionat që Vllaznia nuk ndëshkohet.
Pas ndeshjes së fituar me Bylisin në shifrat 3-0 dhe barazimit 0-0 ndaj Dinamos, kuqeblutë kanë vendosur një rekord sezonal, pasi nuk kishte ndodhur asnjëherë gjatë këtij edicioni që Vllaznia të mos pësonte gol në dy ndeshje radhazi.
ENDRI ÇINARI – PANORAMASPORT.AL













