“Duhet të mësojmë nga gabimet”, Atanaskoski: Të gjithë e dimë se jemi Partizani dhe na kërkohet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2025 | 20:24

“Duhet të mësojmë nga gabimet”, Atanaskoski: Të gjithë e dimë se jemi Partizani dhe na kërkohet të…

David Atanaskoski ishte një nga lojtarët më të spikatur të Partizanit, në triumfit 2 me 3 që “demat e kuq”, arritën me përmbysje ndaj Teutës. Maqedonasi u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, teksa në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, 29-vjeçari deklaroi:

-900-0-1762715373xscreenshot-15-283

“E di që jemi pak në një moment të vështirë. Çdo fitore për ne është shumë e rëndësishme në këtë moment. Luajtëm mirë, treguam karakteri, më specifikisht në pjesën e dytë. E nisem 2 me 0 dhe e menaxhuam më pas për ta fituar ndeshjen. Jemi të lumtur.

Do të vazhdojmë të punojmë. Do të provojmë ta kthejmë këtë moment, në një moment pozitiv, për tu kthyer te fitoret. Të gjithë e dimë se jemi Partizani dhe na kërkohet të fitojmë ndeshjet. Gabimet ndodhin. Kush luan bën gabime herë pas here. Është dytësore në futboll, duhet të mesojmë nga gabimet dhe të përpiqemi mos t’i përsërisim. Nuk jam vetëm unë lider te Partizani, ka shumë lojtarë me eksperiencë dhe lider, që mund ta ndihmojnë skuadrën. Të gjithë bashkë mund të arrijmë rezultate të mira”.

PANORAMASPORT.AL