Dorëheqja e Skënder Gegës, Partizani merr vendimin për trajnerin që do të drejtojë skuadrën në vijim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2025 | 23:33

Dorëheqja e Skënder Gegës, Partizani merr vendimin për trajnerin që do të drejtojë skuadrën në vijim

Skuadra e Partizanit ka mbetur sot pa trajner, pas dorëheqjes së Skënder Gegës nga drejtimi i “demave”. Tekniku ka ndërprerë bashkëpunimin me drejtuesit e klubit, dukë lënë skuadrën pas përfundimit të aventurës në Europë të kryeqytetasve për këtë sezon.

muhameti

Ndërsa klubi po shqyrton alternativat për trajnerin e ri, duket se ka gjetur emrin që do të drejtojë provizorisht të kuqtë në ditët e para të përgatitjeve për kampionatin që fillon në mbyllje të gushtit. Mësohet se emri i cili do të drejtojë stërvitjet e Partizanit është Fation Muhameti.

Trajneri i cili në të kaluarën ka drejtuar ekipet e moshave të Partizanit e Tiranës, pritet të drejtojë në ditët e para stërvitjen e të kuqve, derisa në klub të vendoset përfundimisht për trajnerin që do të marrë vendin e lënë bosh nga Gega. Muhameti ka drejtuar ekipet U17 dhe U19 të Partizanit, ndërsa ka qene dhe pjesë e stafeve të përfaqësueseve të moshave në FSJHF.

PANORAMASPORT.AL