Dora e Kukurejës, Toni Krosit nuk i del inati me arbitrin: Jam i zemëruar, gabova që i besova Tejlorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 13:35

Dora e Kukurejës, Toni Krosit nuk i del inati me arbitrin: Jam i zemëruar, gabova që i besova Tejlorit

Gjermania u eliminua nga Spanja në çerekfinalen e Europianit me shifrat 1-2. Një sfidë që pati një episod të dyshimtë, prekja e topit me dorë nga ana e Kukurejës, por arbitri vijoi lojën duke mos akorduar penallti.MixCollage-18-Jul-2024-01-31-PM-3759Mesfushori Toni Kros duket se nuk e ka harruar atë që ndodhi dhe në podkastin e tij “Einfach mal Luppen” ai zbuloi indinjatën e tij duke parë sërish aksionin .

“Deri sot isha i lumtur. .. Nuk e pashë fare, nuk munda të shihja se ishte një lojë me dorë relativisht e qartë, kështu që nuk u inatosa me arbitrin në atë kohë, natyrisht, atëherë i kushtova vëmendje arbitrit. Ai ishte i idesë që as të shikonte aksionin në VAR. U zemërova vetëm kur e pashë më pas , kështu që… le t’i lëmë gjërat ashtu siç janë. Në fushë gabova që i besova arbitri Tejlor. Mendoj se duhet të paktën ta kishte parë. Vetë gjyqtarët nuk e dinë 100% se cili është interpretimi. Në fund nuk mund të bënim gjë tjetër veçse ta pranonim”, deklaroi Kros.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"