Dopietë elitare, Flamurtari nënshkruan me dy vajzat kampione
Klubi shumësportësh Flamurtari ka prezantuar dje një goditje të dyfishtë, duke njoftuar nënshkrimin me dy vajza kampione absolute në sportin shqiptar.
Dy sportiste elitare, të cilat tashmë do të mbrojnë ngjyrat e skuadrës vlonjate. Bëhet fjalë për peshëngritësen Enkileda Carja dhe për boksieren Esmeralda Novruzaj. Carja, konsiderohet e ardhmja e madhe e shtangës shqiptare, e cila gjatë karrierës së saj sportive ka fituar 23 medalje ndërkombëtare (Botërore dhe Europiane) duke vendosur plot 28 rekorde europiane per kategorinë “Youth”, nga të cilat 3 rekorde botërore dhe 25 rekorde europiane.
Ndërsa boksierja Novruzaj është 3 herë kampione kombëtare, mban arritjen e kampiones së parë kombëtare ne historinë e Shqipërisë për boksin e femrave. Ajo shënon arritje si medaliste e bronztë në kampionatin europian U23. Mban titullin si boksierja më e mirë femër në Shqipëri në vitin 2023, ndërsa ka fituar edhe një medalje argjendti ne turneun “Gongu i Artë”.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













