Donald Tramp më pranë futbollit, do të jetë në finalen e Botërorit të Klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2025 | 13:17

Donald Tramp më pranë futbollit, do të jetë në finalen e Botërorit të Klubeve

Kupa e Botës për Klube po i afrohet fazës së saj të fundit, me ndeshjen vendimtare për të përcaktuar kampionin e edicionit të parë të kompeticionit që do të zhvillohet të dielën e ardhshme, më 13 korrik në Nju Xhersi.

tramp infantino

Mijëra spektatorë do të mblidhen në stadiumin “MetLife”, të cilët me siguri nuk do të duan të humbasin një ngjarje të kësaj madhësie. Një nga pjesëmarrësit e veçantë do të jetë presidenti i SHBAsë, Donald Tramp, siç konfirmoi ai në një mbledhje të kabinetit vetëm një ditë pasi FIFA njoftoi hapjen e një zyre të re në “Trump Tower”, duke reflektuar marrëdhënien e mirë midis dy palëve.

Ndeshja midis Çelsit dhe PSG-së nuk është një finale e thjeshtë dhe përplasja do të shërbejë – si i gjithë turneu në tërësi – si një provë për Kupën e Botës atë klasiken për kombëtare në vitin 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Përfshirja e Tramp në sport – Gjatë mandatit të tij të dytë, presidenti Tramp e ka rritur ndjeshëm angazhimin e tij ndaj ngjarjeve sportive. Ndër të tjera, ai u bë presidenti i parë në detyrë që mori pjesë në një “Super Boël”. Ai gjithashtu planifikon të organizojë një mbrëmje “UFC” në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

PANORAMASPORT.AL