“Dinamo është ndërtuar për titull, ne jemi mbledhur në janar”, Nuhijun “qan” rastet e humbura: Asnjë vërejtje për çunat, një pikë vlen shumë
Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiju, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Dinamos me rezultatin 1 me 1. Në analizën e bërë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, tekniku bardheblu deklaroi:

“Mua personalisht më pëlqeu skuadra, karakteri i grupit. Duke parë kundërshtarin që kishim përballë, nëse do të na kishin thënë në fillim të ndeshjes a doni barazimit, ndaj skuadrës që është ndërtuar për titullin, ne jemi mbledhur në janar.
Ndeshje të tilla duhen mbyllur. E morëm shpejt avantazhin. Kartoni i kuq na favorizoi. Skuadra kundërshtare rrezikoi gjithçka sepse nuk kishte çfarë të humbte. Duhet ta mbyllnim ndeshjen, i kishim rastet. Asnjë vërejtje për çunat. Kjo pikë mund të na duket e vogël, por ndoshta në fund të kampionatit do të jetë shumë e madhe.
Në momentin e kartonit të kuq, i kërkuam Rafës të zbriste poshtë. Dinamo po shkonte me 3 sulmues dhe është dashur të ndihmonte mbrojtjen. Na bëri mirë pushimi për t’ia shpjeguar skuadrës. Në pjesën e dytë e menaxhuam mirë situatën deri te korneri.
Fjalia e parë e imja në pushim ishte kjo: Djem mënyra më e mirë për ta ruajtur rezultatin është se duhet të kemi topin.
Thjesht është dashur ta mbyllim me rastet që krijuam në pjesën e dytë dhe do të ishim më të qetë.
Donim të shfrytëzonim shpejtësinë e Tabekusë nga e djathta, kemi depërtuar në atë pjesë, na ka munguar pasi i fundit, për të shkuar te goli i dytë.
Iu kërkova që dy qendrat e Dinamos mos ta lëvizin topin. Dinamo ka kualitet dhe cilësi, padiskutim që na kanë futur në vështirësi.
Një pikë vlen shumë në momentin që gjendemi. Përballë kishim Dinamon, ka bërë ndeshje të mira edhe në Europë. Po e kërkonim fitoren, kemi nevojë për pikët, më pëlqen karakteri i skuadrës. Do të flisnim ndryshe për të shënonim 2-3 rastet që kishim ballë për ballë me portierin”, deklaroi Nuhiju.
PANORAMASPORT.AL













