Dinamo, e mërkura e gjen me grup të plotësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2025 | 0:43

Dinamo, e mërkura e gjen me grup të plotësuar

Lojtarët dinamovitë të grumbulluar me ekipet kombëtare u bënë shkak për shtyrjen e dytë të ndeshjes Teuta-Dinamo, e vlefshme për javën e parë të kampionatit.DINAMOMbrojtësi Naser Aliji është pjesë e Kombëtares shqiptare, që sot luan ndeshjen kualifikuese për Botërorin e 2026 ndaj Letonisë. Pjesë e kuqezinjve është edhe trajneri i portierëve, Ilir Bozhiqi.

Ndërsa sulmuesi Hekuran Jakupi është grumbulluar nga Kosova U-21, që sot luan ndaj Spanjës U-21. Sipas kësaj axhende, mendohet që e mërkura do ta gjejë të plotë Dinamon, me shpresën që Aliji dhe Berisha të kthehen pa probleme nga ndeshjet e sotme.

Për transfertën e Elbasanit, trajneri Ilir Daja sërish do ta ketë të cunguar ekipin, pasi Klevi Qefalija është dëmtuar sërish në stërvitje, si dhe ka pikëpyetje për gatishmërinë e kapitenit Bruno Dita.

PANORAMASPORT.AL