Didi Haman nuk përmbahet: Anglia zhvilloi lojën më të tmerrshme në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 16:49

Didi Haman nuk përmbahet: Anglia zhvilloi lojën më të tmerrshme në Europian

Ashtu si tri vite më parë në stadiumin “Wembley” në shtëpi kundër Italisë, edhe këtë herë nuk mjaftoi në finalen e Kampionatit Europian kundër Spanjës. Kole Palmer arriti të barazojë. Por Mikel Ojarzabal (86′) lejoi që “Furia e Kuqe” të festonte një fitore 2-1 në fund.

didi-hamann-fc-bayern-muenchen

Ish-futbollisti, njëherazi eksperti televiziv, Ditmar Haman, i cili kishte kritikuar shpesh ekipin anglez për paraqitjet e dobëta gjatë turneut, foli qartë pas finales në stadiumin Olimpik të Berlinit.

KRITIKAT – “Futbolli i tmerrshëm. Shtatë nga dhjetë ndeshjet më të këqija të turneut u luajtën nga Anglia. Nuk e di pse Kane nuk po lëviz. Ata ishin prapa në të gjitha ndeshjet e tyre me eliminim.

Nëse e lini Oli Uatkins të luajë, bëhet e rrezikshme. Palmer vjen dhe shënon pas pesë minutash. Imagjinoni të luani me Foden, Eze e Gordon në lojë. Kur kjo skuadër është në epërsi, ata nuk do të tërhiqen sepse kanë lojtarë tepër të shpejtë në pankinë.

Në vend të kësaj, qëndrimi i Sauthgejt duke i besuar titullarëve ishte zhbërja e Anglisë. Ata nuk patën kurrë shansin ta tregonin këtë sepse trajneri këmbënguli të fillonte me Bellingam dhe Kejn, me të njëjtët lojtarë që nuk po performonin në më të mirën e tyre.

Kjo është arsyeja pse ata kurrë nuk patën shansin për të shënuar të parët në një ndeshje të raundit me eliminim. Nëse do të kishin marrë epërsinë, nuk mendoj se do të kishte shumë kombëtare që mund ta përmbysnin Anglinë. Kjo sepse përveç Francës asnjë ekip tjetër nuk ka ritëm kaq të shpejtë si anglezët”, tha Haman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"