Postuar: Korrik 10, 2025 | 9:26
Dembele mahniti edhe ndaj Realit, një tjetër hap drejt “Topit të Artë”
PSG-ja e Luis Enriques po kalon një sezon të paharrueshëm, të cilin mund ta kurorëzojnë të dielën me një triumf në Kupën e Botës për Klube kundër Çelsit.

Siç kanë bërë gjatë gjithë sezonit, mbrëmë kundër Realit të Madridit, i gjithë ekipi i PSG-së luajti në një nivel të lartë, ashtu siç i pëlqen Luis Enrikes. Por një lojtar përsëri “vodhi” titujt e gazetave: Osman Dembele.
“Mushkonja” ka shpërthyer nën drejtimin e Luis Enrikes, i cili e ka rigjeneruar atë duke e zhvendosur në krahun e majtë për t’i dhënë liri të plotë në sulm. Ai ndaj Realit ishte goli i 35- të sezonal, plus 15 asiste, për një Dembele që është një hap më afër “Topit të Artë”.
PANORAMASPORT.AL













