Debutim i vështirë në “playoff”-in e Ligës së Konferencës, gjithsesi për Dinamon është arritje historike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2025 | 9:23

Debutim i vështirë në “playoff”-in e Ligës së Konferencës, gjithsesi për Dinamon është arritje historike

Dinamo e Ilir Dajës shënoi një debutim të vështirë në “playoff”-in e Ligës së Konferencës, duke u mposhtur 3-0 nga polakët e Jagiellonias në ndeshjen e parë.

fdg

Kjo ishte hera e parë që Dinamo luante në “play-off” të një kompeticioni europian, ndërsa sfida e kthimit duket pothuajse e pamundur për të kaluar në grupet e turneut. Para kësaj vere, skuadra kishte arritur deri në turin e dytë të Champions League, ndërsa sivjet arriti në turin e katërt të Ligës së Konferencës, një progres i dukshëm, por edhe një test shumë i vështirë për skuadrën e Ilir Dajës.

Kjo humbje tregon se, edhe pse Dinamo mori një arritje historike duke luajtur për herë të parë në “play-off” të një kompeticioni europian dhe ka përvojë të grumbulluar nga turet e mëparshëm, shanset për të kaluar në grupet e Ligës së Konferencës këtë sezon janë shumë të kufizuara.

Pas një jave, në “Air Albania” Stadium, skuadra shqiptare do të përballet me një sfidë dramatike për të përmbysur rezultatin dhe për të shkruar historinë, por realisht misioni duket shumë i vështirë.

PANORAMASPORT.AL