Daja u jep dorën e fundit përgatitjeve, shqetësojnë mungesat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2025 | 16:13

Daja u jep dorën e fundit përgatitjeve, shqetësojnë mungesat

Dinamo do të zhvillojë ditën e sotme seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Vorës. Blutë synojnë rikthimin te fitorja pas një barazimi në Rrogozhinë, gjë të cilën duhet ta arrijnë ndaj një kundërshtari që ka bërë goxha mirë këtë sezon.

dinamo

Në ndeshjen ndaj Vorës, Daja duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e Lorran që është pezulluar nga kartoni i kuq ndaj Egnatias, si edhe pa Karambën që ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm. Megjithatë, alternativat te Dinamo nuk mungojnë dhe sot do t’i jepet dora e fundit përgatitjeve, ku edhe do të përcaktohet formacioni që do të zbresë në fushë ditën e nesërme.

Vendin e Lorranit, me shumë gjasa do ta zërë Faton Neziri, ndërkohë që Qefalija rikthehet si titullar në mesfushë, duke zëvendësuar Karambën e dëmtuar. Pjesa tjetër e skuadrës, ka qenë në gjendje optimale dhe ndaj Vorës, nuk pritet të ketë surpriza.

PANORAMASPORT.AL