Daja bën ndryshime, Malomo e nis titullar. Ja plani anti-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2026 | 9:30

Daja bën ndryshime, Malomo e nis titullar. Ja plani anti-Tirana

Dinamo do të përballet sot me Tiranën dhe për të dyja skuadrat, fitorja është detyrim duke parë pozitat në tabelë dhe gjithmonë duke u bazuar në objektivat që dy skuadrat kanë.DINAMODinamo nuk mund të lejojë që skuadrat e kreut të shkëputen më shumë, duke parë se edhe Partizani është afruar ndërkohë që për sfidën ndaj Tiranës, pritet të ketë edhe ndryshime në formacion. Me shumë gjasa, trajneri Daja do t’i japë një fanellë titullari mesfushorit Malomo i cili debutoi ndaj Bylisit fundjavën e shkuar.

Kështu, në portë pritet të jetë Teqja i ndihmuar në mbrojtje nga Neziri në të majtë e Meksi në të djathtë. Në qendër, Dita dhe Teikseira do të plotësojnë katërshen e prapavijës ku do të synojnë të ndalin sulmin bardhbelu. Në mesfushë, mund të luajnë titullarë Qardaku, Qefalija e Malomo ndërkohë që treshja e sulmit do të përbëhet nga Bregu në të djathtë e Nani në të majtë. Në qendër të sulmit, mund të konfirmohet titullar sërish Guindo që duhet të bindë për të mos humbur vendin e tij, pasi konkurrenca është shtuar.

Sulmuesi i Dinamos ka shënuar këtë sezon 4 gola, teksa Mustafa i afruar së fundmi në skuadër, ka realizuar 7 gola me fanellën e Bylisit.DI

PANORAMASPORT.AL