Çelsi-Tiago Silva, “rikthim në të kaluarën”
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025 nuk është vetëm një shans për të parë lojtarë të shkëlqyer që sfidojnë njëri-tjetrin. Është gjithashtu një shans për të parë një kampion që lufton me… veten. Pasi e çoi Fluminensen e tij në prag të finales, Tiago Silva do të duhet të përballet me një “pjesë” të rëndësishme të së kaluarës së tij: Çelsin.

Mbrojtësi brazilian luajti katër sezone me londinezët, nga viti 2020 deri në 2024-n, përpara se të kthehej në vendlindje, në Rio de Zhaneiro. Përvoja dhe motivimi i tij i jashtëzakonshëm do të duhet të përballen me emocionet dhe kujtimet.
E pavarësisht se çfarë ndodh, padyshim që do të jetë një ndeshje për t’u shkruar në librat e historisë. E jo vetëm për Thiago Silvan. Tiago Silva luajti për Chelsean në Premier League për katër sezone radhazi, ndërsa në total ka fituar tri trofe zyrtarë me blutë e Londrës: një Ligë Kampionësh, një Superkupë të Europës dhe një Kupë Bote për Klube.
Konkretisht në sezonin 2020- 2021 erdhi fitorja në Ligën e Kampionëve; në 2021-2022 u fiksua suksesi në Superkupën UEFA, si dhe ai në Kupa e Botës për Klube. Pra, tri trofe ndërkombëtarë me vlerë absolute. Ndërsa sot, blutë do t’i ketë përballë, pikërisht për të arritur në finalen që do të përcaktojë skuadrën, që do të ngjitet në “majën e botës”.
PANORAMASPORT.AL













