Postuar: Mars 19, 2026 | 23:18
Caktohen çerekfinalet e Ligës së Konferencës, ka një finale të parakohshme dhe dy lojtarët e Kombëtares kundër njëri-tjetrit
Liga e Konferencës ka tashmë të caktuara çiftet çerekfinaliste të turneut, pasi janë përcaktuar 8 ekipet që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.

Ndeshja më interesante është padyshim ajo mes pretendentëve të Kristal Palas dhe Fiorentinës, që janë vënë kundër njëri-tjetrit.
Gjithashtu, për t’u ndjekur është edhe përballja e dyfishtë mes Rajo Vajekanos të Ivan Balliut dhe AEK Athinës të Thomas Strakoshës. Ndeshjet e turit çerekfinal do të luhen më 9 dhe 16 prill.
ÇEREKFINALET
Shakhtar Donjetck – AZ Alkmar
Kristal Palas – Fiorentina
Rajo Vajekano – AEK Athinë
Mainc – Strasburg
PANORAMASPORT.AL













