Bylisi si mollë e ndaluar, Vllaznia udhëton për vazhdimësinë. Si pritet të rreshtohen kuqeblutë
Objektivi i Vllaznisë në ndeshjen ndaj Bylisit ngelet një dhe i vetëm, që është fitorja dhe marrja e 3 pikëve.

Kjo për të vijuar në rrugën e fitoreve në kampionat pas sy sukseseve 2-0 ndaj Vorës dhe 1- 0 ndaj Elbasanit, por edhe për të thyer një “tabu”. Që janë sukseset jashtë fushe dhe larg Shkodrës, të cilat në kampionat mungojnë që prej datës 31.01.2025, ku për herë të fundit kuqeblutë fitonin në Durrës në shifrat 1-3 ndaj Teutës.
Po ashtu ekipi i drejtuar nga Martini nëse do arrinte një fitore ndaj Bylis, do bënte për herë të parë 3 fitore e radhazi në kampionat. Ku deri më tani ecurinë më të mirë të fitoreve e ka Egnatia, me rrogozhinasit që kanë fituar 4 duele radhazi në kampionat. Por, pavarësisht objektivit për të arritur një fitore ndaj Bylis në Ballsh, tek Vllaznia nuk ka aspak presion dhe situata është shumë e qetë dhe optimiste. Si drejtuesit e skuadrës ashtu edhe stafi teknik pavarësisht dëshirës dhe qëllimeve sezonale, nuk po ushtrojnë aspak trysni tek skuadra.
E cila është lënë shumë e qetë në periudhën e fundit, duke u lënë disi edhe jashtë “vëmendjes” në opionin sportiv. Kjo për të larguar sa më shumë presionin nga futbollistët, të cilët duhet të jenë të qetë psikologjikisht e të jenë të përqendruar vetëm në fushën e lojës. Një “taktikë” që ka funksionuar deri më tani në kampionat, ku shkodranët po kryesojnë në kuotën e 13 pikëve pas 6 javësh duke shënuar 11 gola e duke pësuar 5 të tillë.
PANORAMASPORT.AL













