Brdariç duhet të zgjedhë në mbrojtje, ka dilema për formacionin që do të hedhë në fushë kundër Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2025 | 8:46

Brdariç duhet të zgjedhë në mbrojtje, ka dilema për formacionin që do të hedhë në fushë kundër Dinamos

Vllaznia ka vijuar me përgatitjet gjatë kësaj jave për ndeshjen gjysmëfinale të kampionatit përballë Dinamos.VLLAZNIAShkodranët kanë pasur grupin e plotë, duke shtuar kështu mundësitë e zgjedhjes për Bradriç. Me trajnerin gjerman që po ashtu i gëzohet edhe atmosferës shumë pozitive, që ekziston në skuadër para ndeshjeve më vendimtare të sezonit. Kështu, ish-futbollisti i Bayer Leverkusenit duket se ka bërë zgjedhjet e tij të formacionit në prag të duelit me Dinamon.

Për kreun e pankinës shkodrane qëndron vetëm një dilemë dhe ajo lidhet me qendrën e mbrojtjes, ku për momentin në rivalitet duken Bajrami dhe Repaj për një fanellë titullari. Në pozicionet e tjera nga porta do ta nisë Jukaj.

Në mbrojtje nga e djathta do të jetë Gurishta e ndërsa në të majtë Jago, teksa kthehet titullar edhe Stojanoviç në qendër të prapavijës. E ndërsa ende nuk dihet se kush mund të jetë partneri i serbit. Po ashtu, në mesfushë, nuk duket se do të ketë ndryshime në krahasim me javët e fundit, me treshen Krymi-Deliu-Qato që pritet të formojnë repartin. Në sulm i paprekshëm është Bekim Balaj, me kapitenin, i cili do të ketë nga krahët edhe mbështetjen e Malës dhe Dodajt.hjkhPANORAMASPORT.AL