Botërori i Klubeve/ Një “i panjohur” shpallet golashënuesi më i mirë i turneu, e vendos… një asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2025 | 0:03

Botërori i Klubeve/ Një “i panjohur” shpallet golashënuesi më i mirë i turneu, e vendos… një asist

Botërori i Klubeve është mbyllur dhe si zakonisht për turne të tillë janë shpërndarë edhe çmimet për lojtarët më të spikatur. Dhe garën për golashënuesin më të mirë e ka fituar një lojtar i panjohur për shumëkënd.

sdffsdfsdfsdfsdfsd

Golashënuesi më i mirë i turneut është shpallur Gonzalo Garsia, sulmuesi i ri i Real Madrid i cili ishte grumbulluar nga ekipi B praktikisht si opsion rezervë nga madrilenët për këtë turne. Ai fitoi vendin në formacion dhe ishte autor i katër golave në turneun ku skuadra e tij ia doli të shkonte deri në gjuysmëfinale.

Në fakt, Garsia kishte shënuar po aq gola sa Girasi i Dortmundit, Di Maria i Benfikës dhe Markos Leonardo i Al Hilalit. Por diferencën për t’i dhënë atij trofeun, e bëri një asist që ai kishte dhënë gjithashtu, ndryshe nga lojtarët e tjerë që kishin shënuar katër gola.

PANORAMASPORT.AL