Postuar: Mars 22, 2025 | 10:08
Bota e sportit në zi, ndërron jetë legjenda e boksit në Amerikë
Botë e sportit ka humbur një legjendë në boks. Xhorxh Formen është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Ish-boksieri i njohur amerikan, fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike, pikërisht në vitin 1968. Më pas u shpall kampion bote dy herë për peshat e rënda.
Një nga duelet më në zë të boksit ishte ajo ndaj Muhamed Ali në vitin 1974.
I rrethuar nga familjarët e tij, raportohet se Formen u nda nga jeta këtë të premte(21 mars).
PANORAMASPORT.AL













