BOKS/ Shkëlqen Donjeta Sadiku, e artë në Kupën e Federatës Botërore
Donjeta Sadiku ka arritur një rezultat historik, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Kupën e Federatës Botërore në boks që u zhvillua në Varshavë të Polonisë.
Sadiku u shpall kampione në kategorinë e peshave deri në 60 kilogramë. Në një finale shumë të luftuar, boksierja kosovare mposhti britaniken, Elise Glynn. Raundi i parë ishte i ekuilibruar, ku tre gjyqtarë vlerësuan britaniken fituese dhe dy Sadikun.
Por Donjeta shpërtheu në raundin e dytë, të cilin e fitoi bindshëm. Ndërkohë, më pas dominoi tërësisht edhe në raundin e tretë për të merituar medaljen e artë, duke shënuar një tjetër sukses të madh në boksin amator. Donjeta e nisi rrugëtimin e saj në Varshavë, duke fituar fillimisht në çerekfinale ndaj polakes Aleksandra Jankoëiak.
Më pas në gjysmëfinale e mposhti italianen, Rebecca Nicoli. Edhe dy fitoret e para Donjeta i arriti me rezultat bindës, 5:0. Objektivi kryesor i Donjeta Sadikut është medalja në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.
PANORAMASPORT.AL













