Blutë u rikthehen problemeve, ekipi i Ilir Dajës ka harruar si shënohet gol
Dinamo ka humbur vendin e saj në “Final 4” dhe kriza e javëve të fundit, e ka larguar edhe nga Partizani, që tashmë ëhstë 4 pikë para. Në 3 sfidat e fundit të kampionatit, Dinamo jo vetëm që është mundur 2 herë dhe ka barazuar në Shkodër, por gjithashtu ka humbur edhe shënjestrën para portës.

Kryeqytetasit kanë shënuar për herë të fundit në kampionat kundër Vorës, aty ku blutë fituan me rezultatin 1- 2 vetëm në sekondat e fundit të takimit. Më pas, Dinamo humbi ndaj Partizanit në shtëpi me rezultatin 0-2 dhe vetëm pak ditë më parë, sërish në shtëpi u mund nga Teuta me shifrat 0-1, ku sërish mungoi goli i shënuar.
Ndërkohë, edhe në Shkodër, të besuarit e Dajës nuk arritën të shënonin gol në takimin që këtë vit ka shfaqur tension të shumtë në fushë dhe jashtë saj, në atë barazim pa gola. E njëjta situatë te Dinamo, ishte edhe pas vitit të ri, kur Dinamo nuk shënoi në 4 ndeshje radhazi. Javën e ardhshme, Dinamo do të përballet me Elbasanin në shtëpi dhe në kampin blu, shpresohet që përveç golit të shënuar, duhet që të merren edhe pikët e plota për të arritur objektivin.
PANORAMASPORT.AL













