Blutë e Dinamos kanë “alergji” nga goli, s’pësojnë por as nuk shënojnë
Dinamo ka pasur një sezon me oshilacione, duke bindur në shumë ndeshje, por njëkohësisht duke kaluar momente të vështira. Mbrojtja e Dinamos ka qenë stabile dhe në asnjë ndeshje nga 11 javët e para, nuk ka pësuar më shumë se një gol.

Megjithatë, këto gola kanë qenë vendimtarë për skuadrën e Dajës sepse vetëm në ndeshjen ndaj Tiranës e Vllaznisë javën e dytë kanë pësuar dhe kanë fituar, ndërsa në 3 sfidat e tjera, janë mundur pas golit të pësuar. Kështu, Elbasani, Teuta dhe Vllaznia së fundmi i kanë shënuar, duke arritur ta mundin me rezultatin 1-0.
Megjithatë, nëse shohim statistikat, Dinamo ka mbrojtjen më të mirë në kampionat duke pësuar vetëm 5 gola në 11 ndeshje. Sa i përket sulmit, Dinamo shënon por nuk është skuadra me sulmin më të mirë. Blutë kanë realizuar “vetëm” 11 gola në 11 javët e para të kampionatit, me një mesatare prej 1 goli për ndeshje, po aq sa edhe Bylisi i vendit të shtatë. Sulmin më të mirë, e ka Vllaznia që ka shënuar 18 e më pas Elbasani 13.
PANORAMASPORT.AL













