Besimi i shkodranëve nuk shuhet, “Air Albania” parashikohet të vishet kuqeblu
Fundjava që pritej të ishte një festë e madhe për tifozët e Vllaznisë, po shoqërohet me ndjenja të përziera në prag të ndeshjes së fundit sezonale ndaj Elbasanit në “Air Albania”. Kuqeblutë vijojnë të mbajnë gjallë shpresat për titullin kampion, por fati i tyre nuk është më vetëm në duart e skuadrës shkodrane. Përveç triumfi t ndaj Elbasanit, Vllaznia duhet të shpresojë edhe te një fitore e Dinamos përballë Egnatias, një skenar që ka sjellë shumë dyshime dhe zhgënjim te tifozëria shkodrane.

Prej ditësh, në rrjetet sociale dhe në debatet mes tifozëve kuqeblu është ndjerë qartë pesimizmi për mënyrën se si ka rrjedhur kampionati në javët e fundit. Shumë mbështetës të ekipit janë shprehur të pakënaqur jo vetëm me rezultatet, por edhe me faktin që Vllaznia detyrohet të bëjë llogaritë në dy fronte, duke pritur ndihmë nga një skuadër tjetër për të realizuar ëndrrën e titullit.
Kjo situatë ka bërë që një pjesë e tifozëve të heqin dorë nga udhëtimi drejt Tiranës për sfi dën fi nale. Megjithatë, dashuria për fanellën kuqeblu vazhdon të mbetet e fortë, sidomos te shumë shkodranë të diasporës. Janë të shumtë ata që prej javësh kanë prerë biletat e udhëtimit dhe të stadiumit, duke organizuar kthimin në Shqipëri vetëm për të qenë pranë ekipit në këtë sfi dë vendimtare.
Për ta, objektivi fi nal nuk ndryshon emocionin dhe krenarinë për të mbështetur Vllazninë në çdo moment, pavarësisht se si mund të përfundojë gara për titullin. Në prag të kësaj sfi de, atmosfera mbetet e ndarë mes zhgënjimit dhe shpresës. Nga njëra anë janë tifozët që ndihen të lodhur nga llogaritë dhe rastet e humbura gjatë sezonit, ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë ata që besojnë se futbolli gjithmonë rezervon surpriza deri në sekondat e fundit.
Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse “Air Albania” pritet të ketë gjithsesi ngjyra kuqeblu në tribunat e saj. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Vllaznia do të arrijë të bëjë detyrën ndaj Elbasanit dhe nëse rezultati tjetër do t’i buzëqeshë skuadrës shkodrane. Por përtej matematikës së kampionatit, ajo që mbetet e padiskutueshme është lidhja e fortë mes Vllaznisë dhe tifozëve të saj, një lidhje që nuk shuhet as në momentet më të vështira.
PANORAMASPORT.AL













